Medi
LAJME

Shpërthim në objektin e kandidatit të Listës Serbe në Veri

 Gjatë orëve të hershme të mëngjesit të sotëm, zjarrfikësit lokalizuan një zjarr që kishte shpërthyer në një objekt, i cili dyshohet të jetë i lidhur me Milosh Peroviçin, zyrtar i Listës Serbe dhe kandidat i kësaj partie në zgjedhjet lokale, njofton Mitropol.

Ndërkaq, këtë mëngjes skena ku kishte shpërthyer zjarri ishte e rrethuar me shirita të verdhë, derisa dëmet materiale në ndërtesë janë të dukshme dhe ndihet era e djegies.

Sipas Zubin Potok INFO, Policia ka pranuar informacionin për zjarrin rreth orës 04:20.

Kujtojmë se makina në pronësi të Milosh Peroviçit, në kohën kur ai ushtronte detyrën e zëvendësministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës, ishte djegur në qendër të Zubin Potokut, herët në mëngjesin e 17 majit të vitit 2019.

 

London
Koha