Medi
LAJME

Këta janë personat që u rrahen në Llaushë të Skenderaj – tre nga ta janë mbi 50 vjeçar

Një përleshje e dhunshme ka ndodhur pasditen e 16 gushtit fshatin Llaushë të Skenderajt, ku janë përfshirë disa persona nga dy familje, shkruan Mitropol.

Policia njofton se rreth orës 16:00 është raportuar një incident në dyqanin “Ylli” në lagjen “Zyhrani”.

Personat e përfshirë në rrahje janë Qerim Sylanaj rreth 58-vjeçar, Milaim Geci rreth 55-vjeçar, Ervin Geci rreth 20-vjeçar, Besim Geci rreth 52-vjeçar, L. S. i mitur.

Pesë personat e përfshirë janë shoqëruar në stacionin policor dhe janë intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës. Gjatë bastisjes në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve nuk është gjetur ndonjë provë shtesë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, katër të dyshuar janë dërguar në ndalim prej 48 orësh, ndërsa një i mitur është ndaluar për 24 orë. Hetimet për rastin po vazhdojnë.

Premium Store