Active 2
LAJME

Aksident i rëndë në Finlandë – një shqiptar nga Kosova vdes në vendngjarje

Një aksident tragjik ka nodhur në Helsinki të Finlandës, ku si pasojë ka humbur jetën një shqiptar nga Kosova, shkruan Mitropol.

Nga policia finlandeze kanë njoftuar se aksidenti ka ndodhur gjatë orëve të hershme të mëngjesit të së dieles.

Njëri nga pasagjerët ka vdekur në vend, ndërsa dy të tjerë u dërguan në spital me lëndime të rënda.

Ndërkaq, policia tashmë ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

Dukato 1