Kanoset inspektorja e tregut në Skenderaj – ky është i dyshuari

Një rast kanosjeje ndaj personit zyrtar është raportuar gjatë ditës së somte në Skënderaj, shkruan Mitropol.
Dyshohet se viktima është Antigona Miftari, rreth 30-vjeçare, dhe punonte si inspektore e tregut në Kuvendin Komunal të Skënderajt.
Ndërkaq, i dyshuari që e ka kanosur atë është Shaban Rexhepi, rreth 51-vjeçar.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në orën 11:00 në zyrën e saj, vetëm dy ditë pasi inspektorët i kishin shqiptuar Rexhepit një gjobë prej 2000 eurosh në lokalin e tij, për mosvendosjen e çmimeve në artikuj.
Pas denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në polici, ku është intervistuar, por me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.







