Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Fillon grumbullimi i serbëve në Rashkë, “Mitropol” siguron pamje ekskluzive

Rreth një orë më parë një grup serbësh kanë filluar të grumbullohen në Rashkë për t’u nisur tek kufiri me Kosovën në Jarinjë, njofton “Mitropol”.

Gjersa në anën e Kosovës kufiri është ’blinduar’ nga forcat e KFOR-it amerikan, Rashka është mbushur me njerëz me vetura me targa nga Beogradi e gjithandej Serbisë, fotografitë e të cilëve i ka siguruar ekskluzivisht “Mitropol”.

Aurora Group

Ky veprim i KFOR-it vie pas paralajmërimit të gruoeve ultra-nacionaliste serbe për një sulm ndaj kufirit në Jarinje dhe djegie të pikës kufitare.

Në mesin e grumbullit serb shihen edhe persona me veshje që kujtojnë uniformën ushtarake e persona me maska dhe kapela me simbole nacionaliste.

Rrezikun nga protesta e sotme në Jarinje e ka paralajmëruar edhe eksperti i sigurisë Agim Musliu, i cili tha se ka rrezik për një akt agresioni ndaj kufirit të Kosovës.

Musliu tha se qindra serbë nacionalistë, të lidhur me Rusinë, gjatë të dielës në mesditë kanë deklaruar se do të vijnë për të hequr pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

“Një sulm ndaj pikës kufitare është paralajmëruar përmes organizimit të një “proteste”. Nëse kjo ndodh, përgjegjësia nuk është vetëm e Vuçiqit, por edhe e atyre që ende e konsiderojnë faktor paqje. Kosova nuk është vetëm për t’i vënë kushte që të plotësohen standardet integruese evropiane; nuk është vetëm për t’i kërkuar edhe të drejta për qenët në rrugë sesi duhet të trajtohen …Shqiptarët e dijnë që çlirimi i Kosovës dhe shqiptarëve janë projekt i së drejtës historike të lirisë kundrejt barbarisë. Për këtë i jemi mirënjohës të gjithë miqve. Por, ky projekt, i së drejtës së lirisë kundër barbarisë duhet të mbrohet”, ka thënë Musliu.

Veç kufirit që tashmë është i mbyllur, serbët qe 9 ditë vazhdojnë t’i mbajnë barrikadat në rrugët e veriut./Mitropol/

Premium Store