
Tre të mitur janë arrestuar sot në Mitrovicën e Veriut për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Kanosje”.
Të arrestuarit janë: I.D. – 2010, J.S. – 2010, V.M. – 2011.
“Arrestimi i tre të dyshuarve është bërë mbi dyshimet e bazuara se ata janë të përfshirë në rastin e raportuar më 28 shtator në Mitrovicë të Veriut, kur ankuesi kishte raportuar se ishte sulmuar fizikisht derisa po lëvizte në rrugën ‘Lola Ribar’ dhe të njëjtët gjithashtu kishin kanosur nipin e tij të mitur, ankuesi pas rastit kishte pranuar edhe trajtim mjekësor”.
“Arrestimi i të miturve është realizuar në qytetin e Mitrovicës së Veriut, ndërsa ata janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Me urdhër të prokurorit të Shtetit, pas intervistimit, të njëjtët janë liruar, ndërsa ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale: ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘Kanosje’”, ka njoftuar Policia.