
Pasditen e sotme një burrë është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Jarinje, shkruan Mitropol.
I dyshuari M.J pas arrestimit është dërguar për intervistim në stacionin policor në Mitrovicën e Jugut.
Lajmi është konfirmuar nga Zëvendës Drejtori i Policisë për Veriun, Veton Elshani.
Ai tha se personi i arrestuar do të intervistohet nga njësia nga Prishtina në stacionin në Mitrovicë të Jugut.







