Premium Store
02LAJME

Anita Sherifi zgjidhet kryetare e rinisë së PDK-së në Mitrovicë, urohet nga Hamza

Anita Sherifi është kryetarja e re e strukturave rinore të Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, shkruan “Mitropol”.

Ajo u përball në garë me Endrit Halitin, i cili e uroi kundërkandidaten pas fitores.

Medi

Sherifin për fitoren e uroi edhe kryetari Bedri Hamza duke i dëshiruar punë të mbarë dhe shumë suksese në jetësimin e vizionit dhe misionit të Partisë Demokratike.

Postimi i plotë i Bedri Hamzës:

Sot, në një proces shumë transparent dhe demokratik, Partia Demokratike e Kosovës në Mitrovicë zgjodhi kryetaren e re të rinisë, Anita Sherifin.

Me këtë rast shpreh respektin dhe uroj për garën demokratike kundër-kandidatin, Endrit Halitin, një djalë me potencial dhe kuadër premtues.

Urime Anita, punë të mbarë dhe shumë suksese në jetësimin e vizionit dhe misionit të Partisë Demokratike.

Siç e kam potencuar gjithnjë, rinia janë e tashmja dhe e ardhmja e vendit!

Aquapark 2