
Klubi i Xhudos Trepça ka shënuar sukses të madh në Kampionatin e Kosovës, i cili u mbajt sot, më 20 dhjetor 2025, në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë, me pjesëmarrjen e të gjitha klubeve nga mbarë vendi.
Nën drejtimin e trajnerit Blenard Begu, xhudistët e Trepçës arritën të fitojnë gjithsej pesë medalje, duke dëshmuar përgatitje të lartë dhe përkushtim maksimal në këtë garë të rëndësishme.
Medaljet për klubin i siguruan:
• Marsela Shala – vendi i parë 🥇
• Blerina Gashi – vendi i parë 🥇
• Reis Deliu – vendi i dytë 🥈
• Riad Kasapi – vendi i tretë 🥉
• Fahredin Uka – vendi i tretë 🥉








