Pellini
02LAJMESPORT

Lajm i mirë për KB Trepçën: Mikaile Tmusic i gatshëm ta ndihmojë klubin në ndeshjet e radhës

Mikaile Tmusic, do t’i rikthehet Trepçës në ndeshjen e radhës në kuadër të Superligës pas operimit të suksesshëm që e kaloi së fundit, shkruan “Mitropol”.

Trepça njoftoi për këtë pasi mposhti Vëllaznimin në xhiron e fundit.

Pellini

Sipas njoftimit, reprezentuesi i Kosovës Tmusic është në fazën e fundit të rikuperimit dhe pritet që të luajë që në ndeshjet e radhës me ekipin e tij.

Kujtojmë, Trepça është e katërta në renditjen tabelare të Superligës me bilanc neutral, prej 7 fitoresh e 7 humbjesh deri tash. Në lojërat e këtij stinori, para lëndimit, Tmusic kishte mesatare prej 11 pikësh dhe 3.3 kërcimesh për ndeshje, ndërsa luajti vetëm katër lojë në kuadër të Superligës dhe një në FIBA EuropeCup.

Ai njihet si lojtar me mbrojtje shumë të mirë për standardin e basketbollit të Kosovës, ndërsa rikthimi i tij pritet t’i shtojë cilësi Trepçës, e cila ka përforcuar së fundi skuadrën edhe me lojtarë si Jamel Artis dhe Musab Mala, ndërsa ka liruar Clevon Brownin dhe Samir Zekiqin./Mitropol/

Koha