Aurora Group
02LAJME

Plagosi të miturën me pushkë, ngritet aktakuzë për tentim vrasjeje ndaj vushtrriasit

Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ndaj të pandehurit me iniciale Sh.B., për veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri dyshohet se më 27 nëntor 2025, në Vushtrri në oborrin e shtëpisë së tij, me dashje ka tentuar t’i privojë nga jeta të dëmtuarën e mitur E.V. dhe M.V. Në momentin kur të dëmtuarit kishin hyrë në oborr, ai dyshohet se ka shtënë me pushkë gjysmë automatike në drejtim të tyre, me ç’rast e mitura E.V. ka mbetur e plagosur në regjionin e shpatullës së majtë.

Medi

Aktakuza përfshin edhe akuzën se nga një datë e pacaktuar deri më 27 nëntor 2025, i pandehuri ka mbajtur në shtëpinë e tij një pushkë gjysmë automatike në kundërshtim me Ligjin për armët në Republikën e Kosovës nr. 05/L-22. Arma dhe dhjetë fishekë janë konfiskuar nga policia.

Po ashtu, si pasojë e të shtënave, është dëmtuar një automjet në pronësi të I.B., si dhe një dritare me roletne në banesën e pronarit L.Sh.

Prokuroria ka kërkuar nga gjykata që i pandehuri të shpallet fajtor për veprat penale që i vihen në barrë dhe të dënohet sipas ligjit.

Weelnes