
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Kçiq të Mitrovicë, ku është gjetur i vdekur një djalë.
Siç raportoi ekskluzivisht “Mitropol” nga burimet e veta, një 18 vjeçar dyshohet se ka kryer vetëvrasje.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet shëndetësore dhe po pritet edhe arritja e ekipit të forenzikës.
Siç raportohet, viktima është identifikuar si A. R., 18-vjeçar.
“Mitropol” ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të konfirmimit zyrtar.







