Dukato 2
02LAJME

Dy të rinjët e sulmuar nga serbët dje në veri kërkuan ndihmë nga EULEX-i, ata i orientuan tek Policia e Kosovës

Tensionet në veri të Mitrovicës çdo ditë po prodhojnë probleme të reja me të cilat më së shumti po përballen banorët e asaj zone.

Rastet e raportuara për persona të sulmuar nga ana e serbëve nuk kanë munguar.

Pellini

Një natë më parë, derisa Ministri u Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla po mbante konferencë për media lidhur me situatën në veri, deklaroi se dje, në lagjen “Kroi i Vitakut” është sulmuar një 14 vjeçar i cili sipas tij kishte pësuar lëndime trupore, por i njejti tani ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Lajmi për ministrin duket të mos ketë qenë saktë i raportuar, pasi që atje nuk ishte një por dy të mitur të sulmuar, për çka “Mitropol” ka njoftuar sot gjatë ditës.

Ngjarja siç mëson “Mitropol” ka ndodhur kur dy fëmijët kanë qenë duke shkuar në shtëpinë e cila ndodhet në ‘Kodrën e Minatorëve’, ku kanë hasur në një grup të serbëve, të cilët u janë drejtuar fëmijëve në gjuhën serbe.

Më pas ata kanë kaluar në sulm fizik ndaj të miturve, duke i goditur ata me shuplaka e shqelma dhe si pasojë dy viktimat kanë marrë lëndime trupore.

Fëmijët rrëfejnë të jenë larguar nga vendi i ngjarjes duke shkuar direkt tek njësitet e EULEX-it, që po qëndrojnë në veri tash e dy javë, të cilët i kanë orientuar për të kërkuar ndihmë nga Policia e Kosovës.

Si pasojë e lëndimeve fëmijët janë dërguar në në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti është ciëlsuar ‘Lëndim i lehtë trupor’, /Mitropol/

Koha