
Foto ilustrim
Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:15 në Zhabarë të Mitrovicës, rast ky për të cilin raportoi “Mitropol”.

Në aksidentin në fjalë u përfshinë tri vetura, një në lëvizje e dy të tjera të parkuara anash rrugës.
“Ka ndodhë aksident trafiku në mes të tri veturave një në lëvizje me ngasës mashkull kosovar dhe dy të parkuara të cilat janë goditur nga vetura e parë e cila ka dalë jashtë rrugës. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar ngasësi.”, thuhet në raport.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore./Mitropol/








