Aurora Group
KOSOVËLAJME

Kurti e konfirmon: Po ka Asociacion në marrëveshjen evropiane

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka bërë një deklaratë të fortë në RTK, mediumin publik të Kosovës.

I ftuar në RTK, Kurti u pyet rreth Asociacionit.

Dukato 1

“A ka Asociacion në planin evropian?” – e pyeti gazetarja e RTK-së.

E Kurti dha një përgjigje të drejtpërdrejt.

“Ka Asociacion, neni 10 thotë që të dy palët e konfirmojnë obligimin e tyre për të zbatuar marrëveshjet e kaluara, të cilat ngelen valide dhe të obligueshme. Pra 39 marrëveshje janë, prej 2 korrikut të vitit 2011 deri më 25 gusht të 2015, për diç më shumë se 4 vite, janë 39 marrëveshje.” – deklaroi Kurti.

“Ta zëmë po i përmendi dy prej tyre, marrëveshja për kthimin e librave kadestralë, që nuk ka ndodhu as sot e kësaj dite, është marrëveshja numër 5 në rendin kronologjik. Ndërkaq ajo marrëveshja e parë e parimeve, ku 6 pikat e para janë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, është marrëveshja e 16-të, e cila në muajin që vjen i mbush 10 vjet.” – vazhdoi tutje Kurti.

“Unë nuk e mohoj një gjë të tillë” – vazhdoi Kurti.

Koha