
Një person është gjetur i vdekur në orët e pasdites së djeshme, në rrugën “Kral Pjetri”, në Mitrovicë të Veriut.
Sinjali mëson se i ndjeri u gjet pa shenja jete nga një qytetar në objektin e vjetër të Qendrës së Mjekësisë Familjare dhe menjëherë u njoftua Policia.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe autoambulanca, me ç’rast ekipi mjekësor e ka konfirmuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të Prokurorit, vdekja e viktimës është cilësuar si e dyshimtë, prandaj kanë nisur hetimet që zbardhin rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti.








