KOSOVËLAJME

E tmerrshme: Fëmija 3-vjeçar dyshohet se u rrah brutalisht nga edukatoret në kopshtin ‘Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë

Qytetari ankohet se mësueset e çerdhes “Gëzimi Ynë” ia rrahën nipin 3 vjeçar në një dhomë të errët, poston videon

Qytetari Fatos Geci është ankuar publikisht përmes një videoje për trajtimin që thotë se i është bërë nipit të tij 3 vjeçar në çerdhen publike “Gëzimi Ynë”, shkruan “Mitropol”.

KL
Florenti Company
Koha
Market Florenti

Ai ka thënë se nipi i tij Lisi është tërhequr zvarrë nga mësueset e çerdhes shtetërore në Fushë Kosovë dhe se është rrahur nga 3 mësuese pa mëshirë në një dhomë pa kamera.

“Nipi im ka pësuar trauma të rënda psiqike dhe nuk mund të flejë më, nipi po përjeton një ankth të madh. Kërkoj nga organet e drejtësis të bëjnë punën e tyre.”, shkroi ai.

Reagimi i plotë i tij:

Të nderuar media dhe prindër!

Dua të ndaj me ju diçka të tmerrshme që sapo ka ndodhur në Fush Kosovë, në qerdhen shtetërore të fëmijëve “Gezimi yne”, është rrahur brutalisht nipi im Lisi, vetëm 3 vjeç. Shikoni kamerat ku shihet qarte qe po rrihet e terhiqet zvarre, me pas e dergojne ne nje dhome pa kamera dhe e rrahin pa meshire te 3 mesuesit e kesaj ku*ve!????

Nipi im ka pësuar trauma të rënda psiqike dhe nuk mund të flejë më, nipi po përjeton një ankth të madh. Kërkoj nga organet e drejtësis të bëjnë punën e tyre. IDIOTEVE dhe mostrave të tilla duhet t’i jepet fund një herë e përgjithmonë. Le të jetë rasti i fundit i dhunës ndaj fëmijëve. PROST*TUTAVE te ndyra do ti jepet fund.????