Pacienti ankohet për çmimet marramendëse në “United Hospital”: 60€ për ta fashuar gishtin, 35€ veç futja në Emergjencë
Një qytetar nga Prishtina ishte sot për qëllime shëndetësore në spitalin privat “United Hospital” në Prishtinë.
Në një bisedë për “Mitropol” ai rrëfen se pagoi çmim siç tha ai marramendës dhe tmerrësisht të lartë veç pse u detyrua që për të marrë shërbim të regjistrohej në Emergjencën e Spitalit.
Sipas ankesës së këtij pacienti, ai u detyrua që t’i paguaj hiç më pak se 35€ për shërbimin ‘konsultë në Urgjencë’, të cilën e ka dokumentuar edhe përmes faturës që iu lëshua aty.
Pasi kaloi nga emergjenca, pacienti thotë se për fashimin e plagës që kishte në gishtin e parë të dorës së djathtë u detyrua të paguante hiç më pak se 25€, ani pse sipas tij, fashimi ishte katastrofal.
“60€ pagova në total për një fashë në gisht, kjo s’është asgjë tjetër veç zhvatje e nevojtarëve”, tha pacienti për “Mitropol”.
Ai mes tjerash kallxoi se infermierja kryesore e spitalit ishte vet ajo që i ofroi t’ia rifashontr gishtin pasi e pa se puna e bërë në gishtin e tij ishte katastrofale dhe sipas tij dukej shumë joprofesionale, por pacienti refuzoi rregullimin e fashës pasi i tha se do e fashonte vet më mirë.
Ai ka bërë thirrje që njerëzit të kenë kujdes se ku zgjedhin të trajtohen dhe t’i kenë parasyshë çmimet e larta të sektorit privat edhe për shërbime kaq të thjeshta./Mitropol/