Hetemi: Edhe dy-tri javë KFOR-i duhet të largohet nga Komuna se këtu na ofron siguri Policia e Kosovës

Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi në një intervistë ekskluzive për “Mitropol” ka thënë se beson dhe shpreson se KFOR-i për dy-tre javë duhet të largohet nga komuna, sepse aty po ofrohet siguri nga Policia e Kosovës, shkruan Mitropol.
Ai është shprehur se ka kërkuar qe 3 muaj që KFOR-i të largohet.
“Është një numër shumë i madh, janë diku kah 30 vetë, edhe po kemi problem me zyre, na i kanë zanë, na kanë kërku me hy ktu, i kemi leju.”, ka thënë Hetemi.
Ai tutje ka shtuar se tash raportet dhe gjendja faktike në komunën e Leposaviqit ka ndryshuar./Mitropol/







