KOSOVËLAJMESHNETA

Arben Vitia bëhet pak horë, e prezanton si arritje të vetën aparaturën që doktori Basri Sejdiu e kishte prezantuar më 2019

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë ditës së djeshme prezantoi si arritje të veten kryerjen e procedurës kirurgjike VATS në sistemin publik, shkruan “Mitropol”.

Vitia tha se për t’ua prezantuar shërbimin siç e quan ai të ri në kirurgjinë torakale, së bashku me drejtorin e ShSKUK, Elvir Azizi u pritën dje nga Drejtori i klinikës së kirurgjisë torakale Dr. Nazmi Kolgeci.

Florenti Company
Market Florenti
Koha

Madje, Vitia shkoi edhe më larg, duke thënë se më herët rastet e pacientëve janë dërguar jashtë vendit me një kosto prej 35 mijë eurosh, gjersa tani e tutje ato do të kryhen brenda sistemit të Kosovës.

Por, kjo arritje e prezantuar nga Vitia duket se u arrit shumë më herët, në kohën kur doktori mitrovicas Basri Sejdiu ndodhej në krye të ShSKUK-së. Bile kjo aparaturë që në kohën e Sejdiut kushtonte 64 mijë euro, Vitisë po i kushton 250 mijë euro, rreth 186 mijë euro më shumë.

VATS është procedurë kirurgjike mini invazive, aktualisht është metoda që po zë vend kudo në intervenime ngase siguron cilësi në ndërhyrjet operative./Mitropol/