Medi
02LAJME

4 persona e fusin mitrovicasin në veturë, e rrahin për borxhin prej 45 eurosh

FOTOGRAFI ILUSTRATIVE

Katër persona kanë rrahur një tjetër për një borxh prej 45 eurosh, njofton Mitropol.

Active

Rrahja ka ndodhur në qendër të Mitrovicës, rreth orës 16:30.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pa dëshirën e tij nga katër persona të dyshuar ishte futur në një veturë dhe ishte sulmuar nga njëri prej të dyshuarve si pasojë e një borxhi prej 45 euro.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe me urdhër të prokurorit i cili e ka cilësuar rastin pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./Mitropol/

Active