Medi
02LAJME

Motra e Armend Mujës merr pjesë në tubimin e organzuar nga kundërshtari i vëllaut të saj në Tavnik

Sociologu nga Tavniku (Ilirida) e Mitrovicës, Ramdan Beshiri (Doni) ka publikuar videon e tubimit me përkrahësit e Lëvzijes Vetëvendosje në Tavnik, lagje kjo që konsiderohet se rrëzoi nga pushteti ish-kryetarin Agim Bahtiri, shkruan Mitropol.

Në videon e publikuar nga ky tubim, Beshiri, i cili shpalli haptaz kandidaturën për kryetar në degën e LVV-së në Qendër potencoi se është shumë e rëndë të sulmohesh nga një ekip i caktuar vetëm sepse je me vlerë dhe i ruan parimet dhe kur edhe të gjithë të tjerët bijnë në grackë e ti qëndron stoik, duke aluduar në ekipin e Mujës, pasi siç lë të nënkuptohet Beshiri, ai po sulmohet e po akuzohet si përkraheës i PDK-së vetëm pse s’mbështeti Agim Bahtirin në zgjedhjet lokale karshi Bedri Hamzës.

Premium Store

Por çka bie në sy është fakti që në këtë tubim po merr pjesë Adelina Muja Brahimi, ish-kandidate për asamble komunale në zgjedhjet lokale.

Ky takim nga deputeti dhe koordinatori i VV-së në Mitrovicë, Armend Muja, u cilësua ilegal, por kjo s’qe pengesë që motra e tij të merrte pjesë aty.

Beshiri aty potencoi se në VV-në e Mitrovicës po shtyhet me bërryl një djalë i ri e i sinqertë që mund të jap kontribut dhe vjen një person që s’ka afinitet e as atdhedashuri madje dikush që ka deficit kombëtar e familjar dhe merr pozicione, transmeton Mitropol.

E kjo sipas Beshirit, i ka kushtuar Mitrovicës me 10 mijë familje me asistencë sociale.

Beshiri njihej si përkrahës i deputetit Armend Muja karshi ish-kandidatit të përzgjedhur nga VV për kryetar komune, Agim Bahtirit, por që ambiciet e Beshirit për t’u kandiduar si i pari i VV-së bënë që Muja të hatrohet e t’i prishin raportet.

Në tubimin në Tavnik mori pjesë edhe deputetja vushtrriase Fjolla Ujkani, së cilës ditë më parë, ish-kandidati i VV-së për kryetar të Mitrovicës Veriore dhe miku i Armend Mujës, Erden Atiq, i uroi publikisht përmes një statusi në Facebook thyerje të qafës, status të cilin e fshiu pak minuta më pas.

Mjaftoi statusi i Atiq që të kuptohet se sa e brishtë dhe e përçarë nga brenda është për momentin partia e kryeministrit Albin Kurti në Mitrovicë./Mitropol/

KJO ËSHTË VIDEO NGA TUBIMI:

Weelnes