Premium Store
LAJME

Fishekzjarre e festë në Kopaonik, dikush thotë së Radojiçiq festoi ditëlindjen

Në rrjetin social “X” është publikuar një video e një feste që thuhet të ketë ndodhur në resotrin e skijimit në Kopaonik. Siç aludohet nga politikani serb, Nemanja Sarovic, personi që shihet vetëm nga pjesa e pasme dyshohet të jetë Milan Radojicic.

Siç raporton “Danas”, në këtë video shihen disa njerëz të cilët e mbajnë një banerë me mbishkrime çirilicë e ku thuhet “Gëzuar ditëlindjen komandant”, ndërkohë që s’mund të vërtetohet nëse është vërtetë Milan Radojicic.

Aurora Group

Milan Radojicic ka lindur më 21 shkurt të vitit 1978 në Gjakovë dhe është pronar i hotelit luksoz “Grey” në Kopaonik.

Radjojicic tashmë kërkohet nga Interpoli si autori dhe organizatori i sulmit terrorist në Banjskë që ka ndodhur më 24 shtator 2023./GazetaExpress/

Dukato 1