Hedhja e gazit lotsjellës, Konjufca: Ka qenë befasi për mua që lirohem tërësisht nga akuza

Gjykata e Prishtinës ditë më parë e ka liruar nga akuzat kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën për gazin lotsjellës në Kuvend në vitin 2016.
Lidhur me këtë është deklaruar sot kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
“Ky është një proces i cili është zvarritur se tepërmi. E dyta, nuk ka qenë proces gjyqësor me standarde të njëjta. Ka ndodhur dënime me kusht e dënime me gjoba. Nuk ka pasur një standard, në momentin që nuk është vendosur përmes një kriteri të njëjtë për të gjithë unë mendoj që qysh në atë kohë gjykata i ka ndërruar standardet dhe pastaj as unë vetë nuk e kam ditë çfarë dënimi do të më presë.








