Aquapark 1
02LAJME

EKSKLUZIVE: Një nga të arrestuarit për kultivim të 50kg drogë në veri i afërm me nënkryetaren e Mitrovicës Veriore, Adriana Hodzic

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla gjatë ditës së djeshme njoftoi se është shkatërruar një laborator i substancave narkotike në fshatin Kovaçi të Zubin Potokut.

Sipas tij, janë sekuestruar 50 kg marihuanë e gatshme dhe 100 fije duke u përpunuar. Për këtë rast janë arrestuar gjashtë persona.

Weelnes

91BF75EA-29CC-4465-9AA3-A4AD7EE76470.jpeg

“Është shkatërruar me sukses laboratori i radhës i substancave narkotike në Zubin Potok, fshati Kovaçi.  Nga njësitet relevante deri tash janë arrestuar 6 persona, (5 të etnisë serbe dhe 1 i etnisë gorane) si dhe janë sekuestruar 50kg marihuanë e gatshme dhe 100 fije duke u përpunuar. Angazhimi ynë në luftimin e çdo lloj krimi do të vazhdojë me intensitet të shtuar në tërë territorin e Republikës së Kosovës pa asnjë dallim”, ka shkruar Sveçla.

“Mitropol” mëson nga burimet e veta brenda Prokurorisë se një nga personat e arrestuar gjatë këtij aksioni është edhe Bekim Đafče, 31 vjeçari i nacionalitet goran me banim në Lagjen e Boshnjakëve.

Veç tij, kosovari tjetër i arrestuar është qytetari serb 38 vjeçar Dragoljub Grujiq, i cili po ashtu jeton në veri të Mitrovicës.

Burime të “Mitropol” njoftojnë se të arrestuarit e tjerë janë shtetas të Serbisë.

Veç tjerash, “Mitropol” mëson se Bekim Đafče, qytetari me nacionalitet goran është i afërm me nënkryetaren e Mitrovicës Veriore, Adrijana Hodzic e cila kishte shërbyer edhe si ministre e Administratës dhe Pushtetit Lokal në Qeverinë Haradinaj.

Portali ka arritur të siguroj edhe fotografi të përbashkët të tyre në ambiente shtëpiake.

Përveç tij, shtetasit serb të arrestuar në këtë aksion janë: Dragan Todorovic, 34-vjeçar, Krsto Duric, 26-vjeçar, Nenad Nedeljkovic, 44-vjeçar si dhe Lubisav Millutinovic, 36-vjeçar./Mitropol/

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Weelnes