KFC
LAJME

Prehen dhe vidhen drunj nga prona e Manastirit të Dragancës, prifti e denoncon rastin në Polici

Jo rrallëherë objektet fetare nëpër qytete të ndryshme në Kosovë janë cak i hajnave. Shpeshherë arkat e ndihmave e kasafortat e mbushura me të holla janë cak i tyre, por ka raste kur kryhen vjedhje edhe në afërsi të tyre.

KFC

Kështu ka ndodhur së fundmi në Manastirin e Dragancës në Novobërdë, ku një prift ka raportuar se rreth 200 metra larg objektit fetar persona të panjohur kanë prerë drunj, pjesë kjo që i takon objektit fetar.

TEB

Sinjali mëson se drunjtë që janë prerë dyshohet se edhe janë vjedhur nga të dyshuarit, të cilët akoma nuk janë identifikuar.

Posa rasti është denoncuar në Polici, njësitë përkatëse kanë intervenuar më vendin e ngjarjes, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe ndërmarrjen e veprimeve hetimore për zbulimin e të dyshuarve.

Market Florenti