Active 2
LAJME

Inspektorët komunalë në kafiterinë “Grej” në qendër të Mitrovicës Veriore, pritet të ja largojnë terracën pa leje

Inspektorët të Komunës së Mitrovicës Veriore aktualisht ndodhen në kafenenë “Grey” në shëtitoren në pjesën veriore të Mitrovicës.

Siç ka mësuar jozyrtarisht portali serb KoSSev, aty ka ardhur inspeksioni komunal, më pas vazhdimisht ka kërkuar nga kjo kafiteri që ta largojë terracën me xhama që e kishte ndërtuar më herët por që dyshohet se e ka pa leje të komunës, e që e ka ende aty.

Premium Store

Siç raportohet, më parë i është kërkuar që ta largojë vetë, sot inspektorët komunal i kanë shkuar bashkë me zyrtarët policorë për të ja larguar. Ende nuk dihet nëse inspektorët komunal do të tentojnë ta mbyllin kafiterinë apo ta largojnë vetëm teracën sot.

Në një bisedë me pronarët e lokaleve të tjera aty pranë në shëtitore, ata na thanë se para disa ditësh kanë zhvilluar një takim me kryetarin e komunës, Erden Atiq dhe kanë diskutuar shumë tema me të.

Dyshohet se ai u ka premtuar edhe se gjatë kësaj jave do të gjendet një zgjidhje për lulishtet në zonën e shëtitores. Ata aktualisht ndodhen edhe përballë kafenesë “Grey” dhe herë pas here bisedojnë me zyrtarë komunalë dhe policët.

Sipas këtij portali në disa raste është tentuar të kontaktojë me një nga zyrtarët e lartë të inspeksionit komunal, por nuk kanë arritur për t’i pyetur rreth këtij rasti, ku thonë se pavarësisht që kanë rënë në kontakt me këtë zyrtar, më pas i njejti pasi e ka mësuar kush e ka telefonuar më nuk iu është përgjigjur thirrjeve dhe mesazheve të këti mediumi.

Weelnes