LAJME

Flet avokati i serbit të cilin e arrestoi Policia e Kosovës: Nuk ka tentuar të arratiset asnjëherë

Avokati Nebojsha Vlajiq, mbrojtësi i të arrestuarit Srecko Sofronijeviq, thotë se nuk ka dyshim të arsyeshëm se klienti i tij ka kryer veprën penale për të cilën ngarkohet.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca lidhur me paraburgimin e Sreçko Sofronijeviqit, i cili u arrestua dje në vendkalimin në Bërnjak. Ai u paraburgos për 30 ditë. Sofronijeviq dyshohet për veprat penale të vrasjes së rëndë në tentativë, sulm ndaj zyrtarit, posedim dhe posedim të paautorizuar të armës, thirrje për rezistencë dhe pjesëmarrje në trazira. Të gjitha aktet, sipas pretendimeve të prokurorit, janë kryer në vitin 2021.

Florenti Company
Koha
Market Florenti

Avokati i Sofronijeviqit, avokati Nebojsha Vlajiq, thotë se ai kundërshton pretendimet e prokurorit.

“Unë si mbrojtës i Sreçkos e kam kundërshtuar këtë dhe kam thënë se nuk ka dyshim të arsyeshëm se ka kryer ndonjë vepër penale, se nuk ka rrezik për arratisje, sepse gjatë gjithë kohës pas ngjarjes për të cilën ka jetuar në shtëpinë e tij në Zveçan. Ai akuzohet se askush nuk e ka kërkuar dhe prej nga nuk ka tentuar të arratiset dhe jam absolutisht i sigurt se nuk do ta bëjë as tani”, tha Vlajiq, raporton kossev.

Për këtë arrestim, gjatë të dielës Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq e quajti terroriste Policinë e Kosovës, si dhe s’la gjë pa thënë për ambasadorin amerikan në Kosovë.