Të shtëna armësh afër Graçanicës, nuk ka të plagosur

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur para pak çasteve në rrugën Graçanicë-Llapnasellë.
Burimet e IndeksOnline kanë thënë se janë gjuajtur dy grupe të njohura për autoritetet e rendit.
Nuk raportohet për të plagosur.
Policia ka pranuar informatën dhe ka dalë në vendin e ngjarjes.








