LAJME

Shqiptari vret pronarin e një lokali në Gjermani

Një vrasje me armë zjarri ka tronditur qytetin e Duseldorfit në Gjermani. Krimi i dhunshëm ka ndodhur para një restoranti në qendër të qytetit në Duaeldorf.

Sipas informacioneve, pronari 38-vjeçar i një lokali në Herzogstraße në lagjen Friedrichstadt ka debatuar me një shqiptar 52-vjecar. Dy personat mësohet se kanë dalë jashtë restorantit për të zgjidhur debatin, raporton Bild.
Por debati i tyre u përshkallëzua deri në pikën ku shqiptari ka nxjerrë papritur armën dhe ka qëlluar disa herë viktimën.

Market Florenti
Florenti Company
Koha

Autori raportohet se është kthyer në lokal më pas. Mësohet se ai ka kërcënuar klientët e tjerë atje, transmeton reporteri

Aktualisht është e paqartë nëse autori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin