Active 2
LAJME

Ky është serbi që u qëllua për vdekje nga një shqiptar në Gjermani

Një 52-vjeçar nga Kosova i cili banonte në Gjermani dyshohet se e ka vrarë me armë zjarri një 38-vjeçar pronar i një lokali në Herzogstrasse të Düsseldorfit.

Indeksonline ka mësuar se kosovari 52-vjeçar me banim në Gjermani, R.LL, ka qëlluar për vdekje Stefanovic Aleksandar i njohur si profesionist i arteve marciale.

Active

Sipas policisë gjermane pati një mosmarrëveshje mes kosovarit dhe pronarit të lokalit, e debati kishte vazhduar edhe jashtë lokalit.

Mitropol raportoi ekskluzivisht se i dyshuari për vrasje ishte ish-partner biznesi me viktimën 38 vjeçar me prejardhje serbe.

Përveç tyre, burime të Mitropol kanë bërë të ditur se ish-partner në biznes me shqiptarin, veç serbit ishte edhe një grek.

Premium Store