LAJME

Agjencia për konfiskim dhe sekuestrim kontrollon restorantin e Radoiçiqit

Agjencia për konfiskim dhe sekuestrim aktualisht ndodhet në restorantin Grej, pronësia e të cilit është e lidhur me Millan Radoiçiqin dhe i cili është vulosur në fillim të prillit.

Siç është konfirmuar për KoSSev në Polici, sot në këtë objekt po bëhet kontroll mbi pronën që është nën sekuestrim.

Market Florenti
Florenti Company
Koha

Stafi i kësaj agjencie aktualisht ndodhet brenda ambienteve.

Në vendngjarje ndodhen dy automjete të policisë – patrulla të rregullta, të cilat ndihmojnë në këtë aksion.

Sipas gazetarit të këtij portali i cili ndodhet në vendngjarje, një punonjës i kësaj agjencie ka marrë një bravë të re nga një automjet zyrtar dhe e ka çuar në drejtim të lokalit.