
Nga pamjet që ka siguruar “Mitropol” shihej se vetura ka pësuar dëme të mëdha ndërsa brenda saj kishte mbetur i ngujuar një person të cilin dëshmitarët e aksidentit tentonin ta nxjerrnin nga vetura.
Zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën Jugore, Ilmi Prekazi konfirmoi për “Mitropol” se nga aksidenti kanë pësuar lëndime 4 persona të cilët janë bartur për në Spitalin e Mitrovicës.
Në vendin e ngjarjes ishin ekipet emergjente dhe Policia e Kosovës. Për nxjerrjen e personit të ngujuar u nevojit edhe ndihma e zjarrëfikësve.
”Mitropol” siguroi fotot dhe videot gjersa zjarrëfikësit largoheshin nga vendi i ngjarjes.









