Dukato 2
LAJME

Hamza në Ditën e Çlirimit:Kosovë, përgjithmonë e gëzofsh lirinë!

Sot shënohet 25 vjetori i Çlirimit të Kosovës, shkruan Mitropol.

Me këtë rast kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza ka thënë se sakrifica dhe arritjet  në këto 25 vjet janë të mëdha.

Dukato 1

“Nga përpjekjet për mbijetesë, me dashurinë e madhe për atdheun, me bashkëpunimin e ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare, ne ia dolëm ta bëjmë shtetin tonë. I ndërtuam gjithë mekanizmat shtetërorë nga fillimi, duke e rindërtuar vendin, me të gjithë e për të gjithë qytëtarët, si një shtëpi të përbashkët, ku respektohen liritë dhe të drejtat e secilit.”, ka shkruar Hamza.

Ai tutje tha se dëshmorët përherë na frymëzojnë me veprat e tyre, ndërsa martirët na e kujtojnë çmimin e lirisë.

“Sot u bënë 25 vjet liri, por mirënjohja për ta dhe për Çlirimtarët që ende po sakrifikojnë, mirënjohja për NATO-n, SHBA-në dhe të gjitha shtetet partnere është e përjetshme!”, thuhet në postim.

Kandidati për kryeministër në fund ka thënë se ruga drejt lirisë nisi me vendosmërinë e palëkundur të burrave dhe grave, të rinjve dhe të moshuarve të vendit tonë, që refuzuan ta pranojnë padrejtësinë dhe shtypjen, ndërsa me përkrahjen e madhe ndërkombëtare fitoi kauza jonë e drejtë!

Active