Medi
02KOSOVËLAJME

Dy raste të rrahjeve në veri, 10 persona të përfshirë në total

Foto ilustrim

Mitrovica e Veriut është përballur me dy incidente të dhunshme gjatë ditës së martë, të cilat kanë përfunduar me ndërhyrjen e Policisë së Kosovës dhe me përfshirjen e Prokurorisë, njofton Mitropol.

Rasti i parë është regjistruar në orët e para të mëngjesit, rreth orës 01:10, në rrugën Knjaz Millosh. Tre persona kosovarë janë shoqëruar në stacionin policor pasi, pas një mosmarrëveshjeje, kanë sulmuar fizikisht një qytetar tjetër kosovar. Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Medi

Më vonë gjatë ditës, rreth orës 19:50, një tjetër incident është raportuar në rrugën Kral Petri. Kësaj radhe, një qytetar kosovar është sulmuar nga një grup prej 4 deri në 5 personash. Viktima ka marrë tretman mjekësor për lëndimet e pësuara, ndërsa policia ka njoftuar se rasti është nën hetime dhe se janë duke u ndërmarrë veprime për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

Këto dy raste, të ndodhura brenda pak orësh në pjesën veriore të qytetit, po ngjallin shqetësim për sigurinë e qytetarëve, në një zonë ku incidentet e natyrës së tillë shpesh krijojnë tension dhe pasiguri. Policia e Kosovës ka theksuar se do të vazhdojë me veprime konkrete për parandalimin e dhunës dhe garantimin e rendit publik./Mitropol/

Pellini