Medi
KOSOVËLAJME

A ra Kosova aty ky do Serbia? – Akademiku famëkeq serb, Qosiq, parashikonte kthimin e Kosovës duke i bërë shqiptarët anti-amerikanë

Akademiku serb, Dobrica Qosiq, që ndryshe i referohen edhe si babai i kombit serb, që ishte i njohur edhe për qëndrimet e tij antishqiptare, kishte thënë se Serbia mund ta kthejë Kosovën vetëm kur ajo të bëhet anti-amerikane.

Sipas tij, Kosova nuk rikthehet me luftë. Ai konstatonte se e vetmja mënyrë për ta rikthyer Kosovën është kur klima anti-amerikane fillon të zë rrënjë në Kosovë.

Dukato 1

“Kosova nuk rikthehet me luftë. E vetmja mënyrë për ta rikthyer Kosovën është kur klima anti-amerikane fillon të zë rrënjë në Kosovë. Kur shqiptarët ndihen të vetëmjaftueshëm dhe nacionalizmi për të mbajtur e ruajtur pushtet del para strategjisë amerikane e evropiane. Shërbimet tona duhet të punojnë në Kosovë e ta ndërtojnë një imazh që e imiton nacionalizmin e verbër të Millosheviqit. Kur të vjen ai moment, atëherë ngjallet shpresa serbe”, kishte shkruar ai në librin “Koha e gjarpërinjve”.

Qosiq njihet për elaboratet e tij anti-shqiptare, të cilat kanë frymëzuar madje edhe spastrimin etnik e keqtrajtimin e shqiptarëve gjatë kohës së ish-Jugosllavisë.

E sot, Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se kanë pezulluar pa afat Dialogun Strategjik të planifikuar me Kosovën, sipas tyre për shkak të shqetësimeve për veprimet e qeverisë në detyrë që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar produktivisht me Kosovën në prioritetet e përbashkëta.

“Mbetemi të përkushtuar në avancimin e interesave të përbashkëta të përbashkëta nga Shtetet e Bashkuara dhe populli i Kosovës. Marrëdhënia jonë me Kosovën bazohet në një qëllim të përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitetin e ndërsjellë ekonomik. Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit kujdestar Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e bërë gjatë shumë viteve”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane.

Weelnes