Medi
02KOSOVËLAJME

Lulzim Hetemi gjobitet nga policia për prishje të rendit pas një mosmarrëveshje në trafik

Dy qytetarë mitrovicas janë gjobitur sot nga policia për prishje të rendit dhe të qetësisë pas një kacafytjeje në trafik.

Këtë për “Mitropol” e konfirmoi edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Aurora Group

“Pas një mosmarrëveshje në trafik, janë intervistuar dy personat e përfshirë në rast. Ndaj tyre janë shqiptuar gjoba për Prishje të Rendit dhe Qetësisë Publike (PRQP)”, deklaroi Zahiti.

Njëri prej personave që ishte i involvuar në këtë incident është kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Active