
Një rast i pazakontë ka shqetësuar banorët e fshatit Kçiq i Madh në Mitrovicë. Një grua është raportuar e zhdukur, pasi është larguar nga shtëpia të hënën në mëngjes dhe deri më sot nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj, njofton Mitropol.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 15 shtator, rreth orës 10:00, kur viktima është parë për herë të fundit. Familjarët kanë raportuar rastin një ditë më pas, më 16 shtator, duke alarmuar autoritetet për mungesën e saj.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se hetimet janë në vazhdim, ndërsa njësitet përkatëse janë duke punuar për të gjetur gjurmët e para që mund të ndihmojnë në zbulimin e rastit. Deri tani, nuk janë dhënë detaje shtesë për arsyet e largimit apo rrethanat që mund të kenë ndikuar në zhdukjen e saj./Mitropol/








