
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, më 18 shtator 2025, në Mitrovicën e Jugut, ku një grua ka raportuar në polici se nipi i saj kishte tentuar t’ia merrte jetën, njofton Mitropol.
Sipas informacioneve të konfirmuara nga Policia e Kosovës, rreth orës 09:00, viktima ka njoftuar autoritetet për rastin, duke treguar se ishte sulmuar nga nipi i saj. Fatmirësisht, ndërhyrja e menjëhershme ka bërë që ngjarja të mos përfundojë tragjikisht.
Policia ka njoftuar se i dyshuari është dërguar nga familjarët në repartin e neuropsikiatrisë, ku pritet të vlerësohet gjendja e tij shëndetësore. Ndërkohë, viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për ekzaminimet përkatëse.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende më shumë detaje rreth motivit që e çoi të riun në këtë akt të rëndë./Mitropol:”/








