Premium Store
KOSOVËLAJME

Serbët në Telegram shprehen gati për luftë në Kosovë – 77% deklarohen “pa hezitim”

Një sondazh anonim i zhvilluar në një grup serbësh në aplikacionin Telegram ka nxitur reagime dhe shqetësime lidhur me narrativën nacionaliste që vazhdon të qarkullojë në Serbi për Kosovën, shkruan Mitropol.

Pyetja e drejtuar anëtarëve të grupit ishte:
“Në rast të një ndërhyrjeje ushtarake në Kosovë e Metohi, a do t’i përgjigjeshit thirrjes së atdheut tuaj?”

Active

Rezultatet e sondazhit, ku morën pjesë gjithsej 827 persona, tregojnë një prirje të qartë:

• 77%, ose 637 persona janë përgjigjur “Po, pa hezitim”, duke e shprehur hapur gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë në një konflikt të mundshëm ushtarak kundër Kosovës.
• 9% kanë thënë “Po, por në varësi të kushteve”, duke lënë të hapur mundësinë e pjesëmarrjes në rrethana të caktuara.
• 8% janë shprehur qartë se nuk do ta bënin një gjë të tillë.
• 6% nuk kanë dhënë asnjë mendim.

Sondazhi është shoqëruar me mbi 2.400 shikime, ndërkohë që nuk kanë munguar reagimet emocionale me emoji lutjeje, zemërimi, por edhe përkrahje.

Ky rezultat tregon se pjesa dërrmuese e të anketuarve në këtë hapësirë virtuale vazhdojnë të ushqehen me retorikën e thirrjes për “mbrojtjen e Kosovës e Metohisë”, një terminologji që Serbia e përdor ende zyrtarisht për Kosovën. Përqindja e lartë e atyre që shprehen të gatshëm për luftë, pa asnjë hezitim, ngre shqetësime për ndikimin e propagandës nacionaliste dhe për mundësinë e tensioneve të reja në rajon.

Ky sondazh, ndonëse jo zyrtar dhe i organizuar në një platformë sociale, është pasqyrë e gjendjes mendore që mbizotëron ende tek një pjesë e popullsisë serbe – ku thirrja për luftë shihet si detyrim patriotik, pavarësisht realitetit politik, ekonomik dhe pasojave tragjike që një konflikt i ri do të sillte.

Në Kosovë, ky lloj retorike shihet si provokim i rrezikshëm, sidomos në një kohë kur marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten të brishta, dhe çdo diskurs për “ndërhyrje ushtarake” perceptohet si kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj paqes dhe sigurisë./Mitropol/

Active