Medi
02KOSOVË

Sherri në komunikacion përfundon me sulm fizik në Vushtrri, sulmuesi iku pa ardhur Policia

Një mosmarrëveshje e çastit në komunikacion ka përfunduar me dhunë fizike, duke shkaktuar shqetësim te qytetarët e Vushtrrisë, njofton Mitropol.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në mbrëmje rreth orës 21:30, kur një burrë ka raportuar në polici se ishte sulmuar nga një person i panjohur pas një përplasjeje verbale në rrugë.

Dukato 1

Sipas informatave zyrtare nga Policia e Kosovës, ankuesi është sulmuar fizikisht menjëherë pas debatit, ndërsa sulmuesi është larguar nga vendi i ngjarjes para se të mbërrinin njësitet policore.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin.

Rasti është cilësuar si “sulm” dhe do të trajtohet sipas procedurave ligjore në fuqi.

Active