Aurora Group
02KOSOVËLAJME

E pengoi qarkullimin, i kanosi dhe i shtyu policët, prokurori vendos ta lë në liri personin e dyshuar për incidentin në Vushtrri

Zyrtarët policorë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë cak i kërcënimeve nga persona e grupe të ndryshme, që në shumicën e rasteve motivet lidhen edhe me punën e tyre zyrtare. Ngjarje të tilla ndodhin gjatë kohës kur policët janë me uniformë.

Një rast i tillë është shënuar të premten në rrugën “Ismajl Qemajli” në Vushtrri, ku një qytetar ka kanosur dhe ka shtyrë fizikisht zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Active

Rreth orës 12:00, një njësi policore kishte hasur në dy automjete që pengonin qarkullimin. Pas sinjalizimeve dhe përdorimit të rotativës, njëra nga veturat ishte larguar, por tjetra, një veturë tip Audi me targa vendore, kishte qëndruar në vend, ndërsa shoferi kishte filluar të shfaqte sjellje agresive.

I dyshuari, Ramadan Syla, kishte reaguar me nervozizëm, kishte dhënë urdhër policëve që të vazhdonin rrugën dhe menjëherë më pas kishte shtuar shpejtësinë e automjetit në mënyrë të vrullshme, duke rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion. Pas ndjekjes nga patrulla, ai ishte ndalur vetëm 200 metra më larg.

Në momentin e ndaljes, Syla kishte zbritur nga vetura dhe kishte sulmuar verbalisht e fizikisht zyrtarët policorë. Ai i kishte fyer dhe i kishte kanosur me jetë, ndërsa nuk kishte respektuar asnjë urdhër të dhënë për të ndaluar, duke i shtyrë fizikisht zyrtarët.

Pas intervistimit nga njësia e hetimeve dhe konsultimit me prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Kanosje ndaj personit zyrtar”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Dukato 1