Premium Store
02KOSOVËLAJME

Zjarr i fuqishëm përfshin një shtëpi në Çabër – Digjet gjithçka, përfshirë veturën, dy multikultivator dhe garazhin

Një incident i rëndë është raportuar mbrëmjen e së enjtes në fshatin Çabër të Zubin Potokut, ku një zjarr i madh ka përfshirë një shtëpi dhe objekte përreth saj, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, njofton Mitropol.

Sipas raportit të Policisë, zjarri dyshohet të ketë shpërthyer rreth orës 22:00 për shkak të pakujdesisë së pronarit. Flakët kanë përfshirë një veturë, dy multikultivatorë, pajisje të ndryshme elektrike, një garazh dhe vetë shtëpinë e banimit, duke lënë pas një pamje shkatërrimi të plotë.

London

Ekipet e zjarrfikësve kanë arritur me kohë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin, duke parandaluar përhapjen e mëtejme të tij në objektet përreth. Fatmirësisht, nuk është raportuar për persona të lënduar.

Ndaj pronarit të shtëpisë është ndërmarrë procedura ligjore, pasi i njëjti është intervistuar nga Policia në cilësinë e të dyshuarit për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm. Rasti është iniciuar dhe do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Autoritetet po bëjnë hetimet e mëtejme për të sqaruar shkaqet e sakta të zjarrit dhe për të vlerësuar dëmin e plotë material që ka lënë pas ky incident./Mitropol/

Premium Store