Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Drenicasi rrah një person dhe e bën për spital, arrestohet nga Policia

Një incident i dhunshëm ka ndodhur mbrëmjen e së martës në qytetin e Skenderajt, ku një përplasje mes dy personave ka përfunduar me lëndim trupor dhe arrestim, njofton Mitropol.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar më 16 korrik 2025, rreth orës 20:20, kur një person është sulmuar fizikisht nga një bashkëqytetar i tij. Sulmi ka rezultuar me lëndime të lehta trupore për viktimën, i cili menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor.

Active 1

I dyshuari është arrestuar nga njësitë policore. Pas intervistimit, dhe në konsultim me prokurorin kompetent, është marrë vendim që ai të dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditura motivet që çuan në këtë përleshje, ndërsa hetimet janë në vazhdim për të sqaruar rrethanat e plota të rastit.

Policia e Kosovës po u bën thirrje qytetarëve që konfliktet eventuale t’i zgjidhin përmes rrugëve ligjore dhe jo me dhunë, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike.

Koha