
Njësitet policore së bashku me forcat KFOR gjatë patrullimit të përbashkët në rajonin e Zubin Potokut kanë ndaluar një automjet-kamion nën dyshimin për kalim të paligjshëm të kufirit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 21 korrikut në fshatin Bube, rreth orës 22:00, njofton Mitropol.
Automjeti, i cili drejtohej nga një person i dyshuar me shtetësi kosovare, dyshohet se ka kryer veprën penale të kalimit të paautorizuar të kufirit, duke kaluar kundërligjshëm nga Serbia në Republikën e Kosovës. Pas ndalimit, i dyshuari është intervistuar në prani të prokurorit kompetent, i cili ka urdhëruar lirimin e tij në procedurë të rregullt.
Policia thekson se bashkëpunimi me KFOR-in vazhdon të jetë i ngushtë në luftën kundër veprimeve të kundërligjshme dhe sigurinë e zonës kufitare./Mitropol/







