
Rreth një orë më parë “Mitropol” raportoi se një person u godit nga një veturë në rrugën magjistrale Prishtinë – Mitrovicë, saktësisht në fshatin Llazarevë.
I ndjeri është Liman Shyti, punonjës civil në kuadër të Policisë së Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur në rrethana që aktualisht janë nën hetim, ndërsa viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Autoritetet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur procedurat hetimore për të sqaruar shkaqet e aksidentit dhe përgjegjësinë eventuale të drejtuesit të mjetit.
Aksidentin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se rasti është raportuar rreth orës 18:30 dhe si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person, rreth 53-vjeçar.
“Mbështetur në informacionet fillestare, në aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet dhe si pasojë, këmbësori, mashkull, rreth 53 vjeç, ka humbur jetën”, tha Borovci për Sinjalin.








