Active 2
02KOSOVËLAJME

Policia ndalon serbin që u fut ilegalisht nga Serbia në Kosovë

Në orët e para të mëngjesit të së premtes, në fshatin Sharpel të komunës së Leposaviqit, njësitë policore kanë ndaluar një shtetas të Serbisë nën dyshimin për kalim të paautorizuar të kufirit shtetëror, njofton Mitropol.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, i dyshuari ishte futur në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë ilegale, duke anashkaluar pikat zyrtare të kalimit kufitar. Pas ndalimit, ai është shoqëruar për intervistim nga njësia policore përkatëse.

Dukato 1

Pas procedurave fillestare hetimore dhe në konsultim me prokurorin kompetent, është marrë vendim që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa rasti mbetet në trajtim të mëtejmë hetimor.

Ky është një tjetër rast që rikthen vëmendjen te nevoja për kontroll më rigoroz të zonave kufitare, veçanërisht në komunat veriore ku shpesh raportohen raste të ngjashme. Policia ka bërë të ditur se do të vazhdojë me patrullime të shtuara dhe monitorim të rreptë në gjithë vijën kufitare./Mitropol/

Weelnes