Pellini
02LAJME

Bizneset takohen me përfaqësues nga Grupi punues për rregullimin e orarit të punës

Pronarët e bizneseve mitrovicase sot janë mbledhur në Sallën e Kuvendit Komunal me qëllim që të diskutojnë për caktimin e orarit të punës për subjektet afariste në Mitrovicë, shkruan “Mitropol”.

Në këtë mbledhje ata u pritën në takim nga kryetarja e grupit punues, Flutura Beka dhe kryetarja e Kuvendit, Vesa Broja.

Medi

Ky diskutim ishte paraparë të mbahej sot në ora 14:00.

Përfaqësues të disa prej bizneseve thanë për “Mitropol” se nuk mund të pajtohen me propozimin që bizeneset të obligohen të pushojnë të dielave, gjersa ka nga to që edhe pajtohen me këtë propozim.

Në kuadër të këtij grupi ka përfaqësues nga të gjitha partitë politike.

PDK përfaqësuesohet nga Lavdim Zeneli, LDK nga Flutura Kamberaj, LVV nga Ekrem Sadiku, PD nga Vesel Neziri, FeD nga Jeton Ujkani, AKR nga Gjergj Beka, Ardita Aliu nga AAK, ndërsa në kuadër të grupit janë edhe drejtori Elvis Feka dhe drejtoresha Igballe Islami./Mitropol/

Dukato 1