
Sot në mesditë është bllokuar rruga në Arbëri, në afërsi të Ambasadës amerikane.
Lidhur me këtë, Policia e rajonit të Prishtinës tha se kanë pranuar një informatë për kanosje.
“Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën për një rast kanosje në rrugën ‘Ahmet Krasniqi’ në Prishtinë”.
“Njësitet policore janë angazhuar menjëherë dhe kanë arrestuar një person të dyshuar, i cili është duke u intervistuar”, bëjnë të ditur nga Policia.








