Medi
02LAJME

Bllokohet vizita e studenteve serb në Prekaz, Drenicasit barrikadohen në hyrje të rrugës

Pas raportimeve të mediave se disa studentë nga Serbia, që po marrin pjesë në Universitetin Veror të Prishtinës do ta vizitojnë ditën e sotme Prekazin, vendin ku u zhvillua një nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e ku prehen trupat e familjes dhe të komandantit legjendar Adem Jashari, kanë reaguar “Shqiponjat e Zeza”, tifozët e ekipit futbollistik “Drenica”, shkruan portali rajoni.org.

Ky grup i tifozëve sot të shoqëruar nga kreu i OVL-UÇK’së në Skenderaj kanë dalur në hyrje të rrugës qe të dërgon për Prekaz; ata aty barrikaduar për t’a bllokuar vizitën e këtyre studenteve në kompleksin memorial.

Medi
Roadside